“Jeronim De Rada”/ Vokshi- Veliajt: Mungojnë mjetet elementare, prindërit detyrohen të blejnë çdo gjë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jeronim De Rada”/ Vokshi- Veliajt: Mungojnë mjetet elementare, prindërit detyrohen të blejnë çdo gjë

12:31 | 29/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, shprehet se në shkolla mungojnë mjetet elementare për mësim, edhe pse shumica e tyre janë rikonstrukturar njëherë.

Me anë të një deklarate, Vokshi thekson se prindërit detyrohet që të blejnë çdo gjë, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI NGA “SHKOLLA Jeronim De Rada”:

Read more

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

Jam sot këtu para shkollës 9 -vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë. Të gjithë e mbajnë mend që në 13 shtator kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nxitoi që të inauguronte me bujë rikonstruksionin e kësaj shkolle me fondet e vendit mik, të Katarit.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 57, pika 5 përcakton se “Arsimi i detyruar dhe arsimi i mesëm në shkollat publike në Shqipëri është falas”.

Por a është vërtetë falas ky arsim në Shqipëri?

Le ta nisim me atë që ne, qytetarët e Tiranës, paguajmë çdo muaj, taksën për infrastrukturën e arsimit. Çdo familjar, çdo prind paguan çdo muaj bashkë me faturën e ujit 1500 lekë. Çdo biznes, që nga biznesi i vogël, i mesëm apo biznes i madh paguan nga 40 mijë deri në 370 mijë lekë për infrastrukturën arsimore të shkollave. Pra, deri më sot, në 5 vite janë mbledhur deri në 50 milionë dollarë për infrastrukturën shkollore e cila duhet të ishte e dedikuar për ndërtimin e 17 shkollave të reja, në mënyrë që fëmijët të mos mësonin me 2, 3 apo 4 turne, apo për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për mësimin e nxënësve në shkollat e Bashkisë së Tiranës.

Janë mbledhur 30 milionë dollarë, por sot kur jemi në semestrin e dytë të vitit shkollor 2020-2021, nxënësit mësojnë ende me 2, 3 apo 4 turne. Shumica e shkollave në Tiranë nuk kanë sistem të përshtatshëm ngrohjeje. Ku kanë shkuar pra 30 milionë dollarë që janë mbledhur nga Bashkia Tiranë?

Dhe nuk mjaftohen me kaq, çdo ditë kërkojnë të fusin duart në xhepin e prindërve, të fusin duart në buxhetin e familjeve.

Unë këtu kam disa mesazhe që drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada”, iu ka dërguar një grupi prindërish ku shpjegon se cilat janë nevojat emergjente të shkollës në mënyrë që të sigurohet, sikurse drejtoresha e përcakton në mesazhin e saj, “për zhvillimin sa më të mirë të procesit mësimor ashtu edhe mbi nevojat e shkollës.”

Çfarë kërkon drejtoresha?

Drejtoresha thotë që “Departamenti i Matematikës ka nevojë imediate për mjetet didaktike në ndihmë të mësimdhënies; për raportor, kompas”. “Departamenti i Gjuhës Shqipe ka nevojë për tabelat bazë të Gramatikës dhe të Gjuhës Shqipe”. “Departamenti i Historisë dhe Gjeografikë ka nevoja për harta si dhe mjete bazë për mësimin”. “Departamenti i Fiskulturës ka nevojë për topa dhe për mjete të tjera sportive”.

Ai i shkencave ka nevojë për mjete laboratorike dhe didaktike. Secila klasë duhet të ketë në këndin e saj të veçantë lidhur me ekspozimin e projekteve dhe punëve të nxënësve.

Departamenti i arsimit fillor, ka nevojë për magnetofon, videoprojektorë që lidhen me zhvillimin e orëve të ndryshme muzikore, si gjuhës së huaj, muzikës etj.

Projektet ndër lëndore sipas dapartamenteve të cilat kanë lidhje me bazën materiale që do të përdoret, printime, foto, korniza etj, biblioteka e shkollës që ka nevojë për etiketa, për skedat e librave dhe kartelat e anëtarësisë, libër inventari si edhe vulë për librat.

Shkolla ka nevojë për printer. Sikurse e shihni, këto nevoja bazike për një mësimdhënie cilësore nuk i siguron qeveria por duhet që t’i sigurojnë prindërit. Para ka në buxhetin e shtetit për plotësimin e të gjitha këtyre nevojave dhe për sigurimin e infrastrukturës së përshtatshme, por paratë vidhen, ato shkojnë në parajsa fiskale, ato shkojnë për një turizëm luksoz me mish floriri në restorantet më të shtrenjta në Dubai dhe nuk merret asnjë masë të kenë kushte të përshtatshme, të ngrohta për të bërë mësim.

Asnjë qindarkë investime nga qeveria për fëmijët, asnjë masë e marrë për të mbrojtur mësuesit. Të braktisur, të keqtrajtuar, të keqshfrytëzuar, dhjetëra orë të papaguara në javë dhe për më tepër të mashtruar për gjoja rritje të pagave nga kryeministri Edi Rama. Por kur është boll, është boll. Kësaj duhet t’i jepet fund një herë e mirë.

Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër të lidhur me bandat, për një kryeministër të lidhur me mafian dhe krimin.

Shqiptarët dhe Shqipëria kanë nevojë për një kryeministër të dijes, për një kryeministër të arsimit.

Pas 25 prillit Partia Demokratike do ta shndërrojë arsimin në prioritet të prioriteteve. Në fund të mandatit të PD-së, çdo shkollë në të gjithë Shqipërinë do të ketë kushte të përshtatshme dhe infrastrukturë moderne të standardizuar integruese me standarde ndërkombëtare të aksesueshme për çdo fëmijë.

Prindërit nuk do të kenë më shqetësimin se ku do të mësojnë fëmijët e tyre pasi shkollat do të jenë vënde të sigurta të dijes, argëtimit, pushimit të fëmijës, duke përfshirë këtu edhe një vakt ngrënie. PD do t’i japë vendin që meriton me respekt dhe dinjitet që meritojnë të gjithë mësuesit, duke filluar që nga rritja reale e pagave. Do të rriten pagat e mësuesve 60%.

Me pjesëmarrjen më të lartë ndonjëherë në historinë e vendit më 25 prill ne do të çlirohemi një herë e mirë nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar, e korruptuar, për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim. Së bashku ne do ta sjellim këtë ndryshim.

Faleminderit.

Etiketa: Albana Vokshierion veliajIsh-deputetja e PD-sëshkolla “Jeronim De Rada”

Të Lidhura

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

nga 27
09:53 | 16/03/2026
0

Një mjet i tonazhit të rëndë, kamion, ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës. Dyshohet se zjarri ka...

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

nga 27
09:29 | 16/03/2026
0

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit...

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

nga 27
09:19 | 16/03/2026
0

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Sulmohet policia e Kosovës në Veri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

nga 27
09:03 | 16/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë Dy persona të moshës madhore janë...

Para
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare në Urën e Babrroit

Brenda 1 ore dy të vdekur/ E reja në Tiranë vetëhidhet nga kati i 5, 60-vjeçari nga Vlora rrëzohet aksidentalisht

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

09:53 | 16/03/2026
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

09:29 | 16/03/2026
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

09:19 | 16/03/2026
Sulmohet policia e Kosovës në Veri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

09:03 | 16/03/2026
Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

09:01 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –
  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –
  • Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –
  • Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –
  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com