• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeremy Corbyn dhe “laburistët” tanë në Shqipëri

20:10 | 17/08/2016
në Opinion
0

Nga Afrim Krasniqi

Nuk është lypës dhe as njeri i zakonshëm: është Jeremy Corbyn lideri i laburistëve / opozitës parlamentare në Britani. Fitoi garën në parti si i majtë, është politikan tipik i të majtës, sillet, mendon e vepron si i majtë në një prej shteteve më të pasura të botës. Nuk jam simpatizant i tij, por meriton respekt. Në foto tregohet se ai udhëton me tren, madje i ulur përtokë jo në ndenjëse, pasi beson corbynse ai paguhet me taksat qytetare, përfshirë edhe qytetarët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë në kushte komode, qoftë edhe treni. Krahasimi që bën kolegia Odeta Berberi është i saktë!

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Imagjinoni se si udhëtojnë “laburistët” tanë në Shqipëri! PS e mori statusin laburist kur kërkoi pretekst për të mos votuar kryetarin dhe për të goditur kritikët prej saj, por nga laburistët nuk mori asgjë tjetër, – as identitetin, as programin, as ideologjinë, as sjelljen, as vlerat dhe natyrisht, as organizimin! Imagjinoni “laburistët” tanë kur bëjnë mbledhje të enjteve në parlament apo 2-3 herë në vit tek Xibraku, – imagjinoni makinat luksoze në rresht, garën e modës së fundit, luksin në veshje dhe “otomanin nga brenda” siç u thotë shefi i tyre sa herë flasin! Imagjinoni se e majta shqiptare, – vendi më i varfër në BE dhe kandidatët rreth saj, – ka numrin më të madh të biznesmenëve parlamentarë në kontinent, – 90% e tyre produkt i biznesit me burim buxhetin shtetëror dhe klientelën politike.

Imagjinoni të majtën tonë të djathtë, e cila gjitha shërbimet e përgjegjësitë shtetërore (shëndetësi, rrugë, shkolla, inspektorate, mjedis, turizëm, porte, aeroporte, etj, etj) ia ka kaluar privatit, – në emër të PPP (partneritetit publik-privat) diçka që tek familja laburiste e Corbyn sot por edhe e Toni Bler dje nuk mund të imagjinohej në këtë shtrirje horizontale e vertikale. I njëjti kontrast i thellë gjendet edhe midis konservatorëve britanikë dhe “këtyre tanëve”. Ju kujtohen ditët e para të konservatorëve tanë në opozitë? Udhëtonin me jaguar për në parlament! Pastaj edhe qeveria shpalli nismën të blejë jaguar për administratën e lartë, – se kur bëhet fjalë për kushtet e jetesës (së tyre) janë njësoj, kopjojnë njeri tjetrin, gjejnë kompromis dhe ushqejnë njeri tjetrin herë me privatizime, herë me amnisti!

Për ty kthyer tek treni, – imagjinoni një ministër, një deputet, një zyrtar i lartë apo kryeministër “laburist” por edhe “konservator” në Shqipëri të udhëtojë në tren!? Në tren? As në ëndërr. Madje, ata dhe modeli ynë politik i majtë e i djathtë, nëse shohin një qytetar që udhëton në tren e përqeshin, e tallin, e quajnë të rëndomtë dhe e trajtojnë si kategori dytësore. Sepse gjithmonë në këtë vend ka pasur varfëri, por ka pasur edhe pashallarë. Sot quhen ndryshe, – quhen politikanë, mentaliteti e sjellja mbeten të njëjta.

Reformë në drejtësi? Po, duhet. Me çdo çmim. Reformë administrative, territoriale, arsimore, mjedisore, policore, ….të gjitha duhen. Por pas drejtësisë dhe madje e lidhur fort me të mbetet një reformë për të cilën askush nuk flet, – financimi elektoral dhe deklarimi / kontrolli i pasurisë së zyrtarëve të lartë të djeshëm, të sotëm e të nesërm. Aty gjendet ‘thembra e Akilit” dhe pa de-kriminalizimin e vetë partive dhe piramidave të tyre drejtuese, nuk ka dhe nuk mund të ketë as reforma, as sukses, as fillim të ri, as qetësi, as dashuri, as gjenerate tjeter dhe natyrisht, as fjalen qe gjithnje e me pak e degjojme dhe e shohim, – Rilindje!

http://www.theguardian.com/politics/2016/aug/16/jeremy-corbyn-floor-three-hour-train-journey-london-newcastle?CMP=fb_gu

 

Etiketa: Afrim KrasniqiCorbynlaburistetreforma ne drejtesiTony Bler

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Jugu ofron pushime të bukura, por jo për të gjithë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet –

Horoskopi i datës 29 janar 2023

07:57 | 29/01/2023
Sa do të shkojnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit

Parashikimi i motit për datën 29 janar 2023

07:49 | 29/01/2023
“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi i datës 29 janar 2023
  • Parashikimi i motit për datën 29 janar 2023
  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi i datës 29 janar 2023
  • Parashikimi i motit për datën 29 janar 2023

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com