Një prej banorëve të zonës në Porto Romano ka treguar për mediat se shpërthimi i ditës së sotme nuk ishte i vetmi. Ai ka deklaruar se është hera e dytë që po ndodh e se askush nuk ka marrë asnjë masë. Po ashtu, ky banor shtoi se nëse do të kishte pasur një shkëndijë elektrike, do të kishte ndodhur katastrofë e madhe.
‘Një frikë e madhe, ne e paramendojmë se është hera e dytë kjo që po ndodh, u bë problem para dy tre muajsh, nuk u mrr asnjë masë. Këtu është sikur natën ose ditën më e rrezikshme ditën kur ka kalamaj këtu të kishte pasur një shkëndijë këtu te ambulanca apo shkolla këtu do ishte bërë katastrofë e paparë. Kjo është bërë problem që herën e parë por asnjë masë nuk u mor. Ka dy javë që kjo zonë është përfshirë nga era e gazit. Kjo është si minë me sahat, nuk dihet kur do plasi”, u shpreh një banor i zonës për Euronews.
Shpërthimi në fabrikën ‘Gas Power’ ndodhi ditën e sotme në zonën e Porto Romanos. Dyshohet se shpërthimi ka nisur nga rrjedhja e gazit në çisterna.