Nga Taulant Muka
Mund të bëjmë propagandë, mund të genjëjmë veten, por faktet tregojne një realitet të frikshëm. Grafiku tregon numrin e produkteve shkencore për numër banorësh të prodhuar nga vendet e Ballkanit. Shihet qartë që Shqipëria mban vendin e fundit! Gjithashtu të dhënat tregojnë se produket shkencore shqiptare kanë impaktin më të ulët kulturor, ekonomik, mjedisor, social, shëndetësor dhe në rritjen e mirëqënies, në politikat dhe ndryshimet, apo në ndikime ligjore dhe nxitjen e zhvillimeve teknologjike! Pra, si shtet ne qarkullojmë para për të prodhuar asgjë me vlerë! Si popull, jemi ndër popujt më analfabet në leximin dhe interpretimin e të dhënave shkencore, e për pasojë ndër më të paaftit në politikbërje.