“Jam anëtar i PS, por ta harrojnë se i votoj më”! Basha në familjen socialiste: Do të jem kryeministër i të gjjthë shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam anëtar i PS, por ta harrojnë se i votoj më”! Basha në familjen socialiste: Do të jem kryeministër i të gjjthë shqiptarëve

11:21 | 15/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.

Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia.

Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Diskutimi mes Bashës dhe familjarëve:

Lulzim Basha: Zonja si është?
Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda.
Lulim Basha: Me invaliditet?
Ramadan Allaraj: Invalide.
Lulim Basha: Sa vite ka këtë gjendje?
Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.

Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto.
Lulim Basha: Valbona ti punon diku?
Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime.
Lulim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj?
Valbona Allaraj: Po!
Lulim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël!
Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.
Lulzim Basha: Me ato fishat?
Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.
Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën?
Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej
Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension.
Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë.

Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë
Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues?
Ramadan Allaraj: Anëtar.
Lulzim Basha: Anëtar?
Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!

Ndërsa banori Sefer Tanushi tha se tërmeti i ka lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe që ai nuk ka parë ndihmën më të vogël nga qeveria. Ai jeton me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i ka të papunë.

Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?
Sefer Tanushi: Gjendja ime mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!
Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton?
Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.
Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar?
Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua jo në mes.
Lulzim Basha: Diskriminim.
Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.
Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer?
Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.
Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet?
Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.
Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?
Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.
Lulzim Basha: Ku i ke?
Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë.

Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia. Ai u kërkoi familjeve që më datë 25 prill të votojnë për ndryshimin që t’u hapet rruga programeve të Partisë Demokratike. Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.

“Këto halle janë bërë kapicë. Edhe pa qenë pandemia, edhe pa qenë tërmeti, pandemia, kanë qenë kapicë. Se 8 vite nuk është kujtuar një ditë për njerëzit. Tani ju thatë në dorë të zotit dhe në dorë të zotit jemi të gjithë por me 25 prill është veç në dorën tuaj. Ajo është dita kur ju e keni në dorë. Ose për të vazhduar edhe katër vite siç tha Seferi ose me e ndryshuar. Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kë/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar. Me 25 prill, me planin tonë kjo ndryshon. Ka vetëm një mundësi për ndryshim dhe ndryshimi është jetik për Shqipërinë, ndryshimi është jetik për Shqipërinë. E vetmja mundësi për ndryshim është të shkoni të votoni numrin 9, të votoni Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim dhe programin tonë”, tha Basha.

Etiketa: Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim BashaRamadan Allaraj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Shpallja e rezultatit në orën 08:00 të 26 prillit do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com