Ja si do hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si do hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit

09:43 | 06/12/2016
në Shqiperi
0

120 mijë dosje të hapura, prej të cilave mendohet se 10 mijë janë zhdukur. 100 mijë shqiptarë që vuajtën të ekzekutuar, burgosur, internuar dhe përndjekur gjatë një periudhe prej 48 vite, 3 muaj e 11 ditë, kohë që funksionoi Sigurimi i Shtetit, oficerët e të cilit vetë ekzekutuan 958 persona pa asnjë vendim gjyqi. Për herë të parë që nga marrja e detyrës, pesë anëtarët e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve ishin të ftuar ekskluzivë të gazetarit Roland Qafoku në studion e emisionit “Debati në Channel One”.

1
Kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula

Kryetarja Gentiana Sula dhe katër anëtarët Daut Gumeni, Mariglen Kasmi, Altin Hoxha dhe Simon Miraka gati një zëri deklaruan se nuk do të lejonin kurrë ndërhyrje në punën e tyre të politikës dhe do të jepnin dorëheqjen, nëse do kishte tentativa të tilla që dëmtonin punën e tyre. Kyetarja e këtij Autoriteti, Gentiana Sula, tha se puna e Autoritetit do të nisë mbi bazën e kërkesave që sipas llogarive pritet të kapin shifrën 300 mijë. “Një kërkesë mund ta bëjë një individ, por edhe një institucion që kërkon të dijë për zyrtarët e vet. Përgjigja jonë është nëse X person ka qenë bashkëpunëtor apo jo. Pas kësaj është vetë në ndërgjegjen e këtij personi apo edhe të instituconit që ky zyrtar të vijojë apo jo detyrën e shtetit”, deklaroi Sula.

Lidhur me deklaratën që ish-Presidenti Sali Berisha bëri në vitin 1992 se të gjithë shqiptarët qenë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë dhe si e tillë duhej një pajtim i madh kombëtar, anëtari i këtij Autoriteti, Daut Gumenti, e cilësoi këtë deklaratë si arsyen e madhe për të mos i hapur dosjet. “Kjo është arsyeja që dosjet nuk u hapën në këto 26 vjet dhe u përdorën për shantazhe”, tha Gumeni. Anëtari tjetër i Autoritetit, Altin Hoxha, një ekspert i shërbimeve sekrete dhe me detrya të rëndësishme në SHISH deklaroi se objekt i punës do të jetë edhe zhdukja e dosjeve. Sipas tij, janë mundësitë teknike që edhe pse mendohet se shumë dosje janë zhdukur, të sigurohen kopje dhe të dhënat që ato kanë patur.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Një tjetër anëtar i këtij Autoriteti, Marenglen Kasmi sqaroi edhe punën e këtij Autoriteti në lidhje me median. Sipas tij, të detyruar me ligj për të verifikuar lustracionin është vetëm Televizioni Publik Shqitar. Por, sipas Kasmit kjo vlen edhe për ato raste, kur një pronar gazete apo televizioni apo drejtues institucioni mediatik do t’i kërkojë Autoritetit verifikim për punonjësit e vet, atëherë ne jemi të detyruar me ligj të bëjmë verifikimet përkatëse dhe t’i kthejmë përgjigje këtij pronari apo institucionit. Ndërkohë anëtari tjetër, Simon Miraka deklaroi se puna e këtij instituconi nuk do të sjellë pasoja apo hakmarrje siç mund të jenë shprehur disa. “Që nga viti 1990 e deri më sot nuk ka patur asnjë hakmarrje nga ata që vuajtën, rrjedhimisht edhe rezultatet e këtij komisoni nuk pritet të sjellin pasoja”, tha Miraka.

Një pikë e rëndësishme në diskutim gjatë emisionit ka qenë edhe verifikimi i zyrtarëve të lidhur me përfshirjen e tyre në agjenturat e huaja. Kryetarja Gentiana Sula deklaroi se kjo do të bëhet sërish mbi bazën e kërkesave të posaçme, por edhe me anën e bashkëpunimeve që ky Autoeritet do ketë me organzita partnere, si dhe mbi bazën e një rregulloreje që pritet të miratohet së shpejti nga ky Autoritet.

Etiketa: Altin HoxhaAutoriteti i Hapjes së DosjeveDaut GumeniDebati në Channel OnedosjetGentiana SulaMariglen KasmiRoland QafokuSigurimi i ShtetitSimon Miraka

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Nuk keni parë asgjë akoma… Foto LSA/ Malton Dibra

Nuk keni parë asgjë akoma… Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com