I ftuar në emisionin Kapital për të folur mbi publikimin e librit të tij të dytë “Gurët e vetmisë”, Enkel Demi është shprehur se arsyeja e fshehjes pas një emri tjetër është sepse dëshironte që njerëzit të blinin librin pa u ndikuar nga personazhi televiziv që ai përfaqëson.
“Doja që njerëzit të shkonin tek letërsia dhe jo tek personazhi televiziv. Tek e fundit ne dalim në televizion, japim opinionet tona dhe zakonisht audienca në Shqipëri ndahet gjysëm për gjysëm, o të duan shumë, o të urrejnë shumë dhe nuk doja të humbisja as gjysmën që më urren , as atë që do, doja ti coja drejt letërsisë. Vendosa të dal me emrin Tom Kuka. Zgjodha emrin Tom Kuka sepse që nga 1992-93 Tom Kukën e kam patur personazh në vende të ndryshme dhe meqë kam kaluar një periudhë në Shkodër edhe nga pikëpamja e muzikalitetit më përshtatej dhe vendosa këtë”, u shpreh Demi.