Ja përse Aleksandri i Madh ishte ilir – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja përse Aleksandri i Madh ishte ilir

12:05 | 08/10/2017
në Uncategorized
0

Demosdeni: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë…”.

Nga Arben Llalla

Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij, duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia, kurse emri i tij i josh për ta pronësuar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?

Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por, historianët e lashtë kanë lënë shënime që rrëfejnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.

Shumë shkrues të historisë Antike, ndër ta babai i historisë, Herodoti, por edhe Tukidi na lajmërojnë se pellazgët (të parët e ilirëve dhe shqiptarëve) janë popull para grekëve “proelinioi”.

Filipi II

Filipi lindi në vitin 382 para Krishtit, nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire, e cila quhej Euridike nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu e të tjerë.

Ilirët Lynkestë banonin përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët dhe më tej në Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K. Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, që do bëhej legjendë, një emër i madh që shpeshherë ndrit dhe shpeshherë errëson historinë e tij.

Filipi me të hipur në frontin e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët, të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej, Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiu në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë e kështu me radhë, duke zhdukur mbi 200 koloni greke.

Demosdeni, i cili ishte oratori më i madh grek, i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundër maqedonasve ka thënë për Filipin në ligjëratën e tij të titulluar  “Filipika e Tretë”: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë…”. Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si Paion”. Por, nga historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë[1].

Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por Olimbia e kishte atë me Amonin. Amoni ishte një gjarpër. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë, ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë në mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej, Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Leka këmbëngulës dhe kokë shkëmb i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia që duhej të respektohej si mbretëreshë. Filipi e pranoi kushtin. Ai për t’u afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandrit në frontin e maqedonasve, Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

Olimbia

Olimbia

Gruaja e Filipit dhe nëna e Aleksandri të Madh, Olimbia vinte nga fisi i ilirëve të epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve, Akilit, i cili u vra në luftën e Trojës. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III, përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirro ishin kushërinj të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga “Mirë-dal”. Në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, P me B.. Më vonë Mirtalia u quajt Olimbi, emër që ia vuri vetë Filipi. Kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe, të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi që la gruan e tij të parë gjithashtu ilire dhe quhej Audata.

Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi.

Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazge “Oli” dhe “Mbi”[2]. Oli do të thotë i “të gjithë” dhe mbi “sipër”. Emri Olimbi është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojërat Olimbike, mali më i lartë në Greqi quhet Mali i Olimbit. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “mbi të gjithë”.

Sot gjuhëtarët shqiptarë e ngatërrojnë fjalën “Olimbi” me Olimpi. Fjala “Olimbi” në greqisht shkruhet “Olimpi” dhe shqiptohet “Olimbi”. Shkronja “mp” në greqisht është “b” dhe kur ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet “mb”. Gjuhëtarët shqiptarë kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke “Olimbi”, duke bërë që kjo fjalë të humbë kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe (pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja e të tjera gjuhë. Por, po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

Aleksandri i Madh

Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh që ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë i Epirit kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve që ishin nga fisi ilir i Epirit.

Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues, Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun edhe ky nga krahina e Dodonës Pellazgjike[3]. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Stagjire me prejardhje shqiptare[4], i njohur me emrin Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke, letërsinë e tyre, por edhe tradita dhe historitë e popujve të Azisë, me qëllim që të njihte vendet që do të pushtonte pas disa vitesh Aleksandri i Madh.

Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2.000 kalorësëve mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipit, Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 p.K. Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë Perse. Gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis trojanëve dhe akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Librin më të dashur ai kishte “Iliadën” që i mësoi Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve, Priamit, të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por, nga heronjtë e luftës së Trojës ai  adhuronte Akilin, mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjysh nga nëna.

Ishte mëngjesi i 3 qershorit të vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brendshme, pasi bëri një banjë ai u shtri sërish në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ishte i pamundur. Për disa ditë rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjetë vjet pushtoi pjesën më të madhe të saj, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.

Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt.

Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”[5]. Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm, ose më mirë të themi që është nofkë.
Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin Aleksandër në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, “A-Leks-Andër”, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe “është”, Leks që është emri “Lek” dhe Andra është një fjalë e vjetër pellazge që e përdorin ende shqiptarët, dhe do të thotë “ëndërr”. Pra, emri Aleksandër mund të shpjegohet me “Leka është në ëndërr”. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës për të realizuar ëndrrat që ai shihte në gjumë. Ky fakt përmendet në disa shkrimtarë dhe historianë. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: Leka, Aleks, Sandri, Leksandër. Shqiptarët që njihen në Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpesh e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me nofkat e tyre. Më vonë nofkat u bënë mbiemrat e familjeve. Janë me qindra shqiptarët i pagëzojnë fëmijët me emrin Andra. Në Greqi ndodhet një ishull që quhet Andra. Gjatë një studimi që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Sot, ishulli Andra banohet nga 70% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitas. Ishulli Andra[6] ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Emri Aleksandër, pra mund të shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe.

Elementët që tregojnë origjinën ilire-shqiptare të Aleksandrit të Madh

  1. Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Shkencërisht Aleksandri i Madh është ilir, duke pasur parasysh se logjika na shpie që nëna është ajo që përcakton babanë e fëmijës. Pra, Filipi ishte djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve dhe për Aleksandrin kemi të sigurt që ishte djali i ilires, Olimbisë, e cila ishte nga fisi ilir i Epiriotëve.
  2. Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë e kështu me radhë.
  3. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, “Mer-Jam-Un”. Sot, disa fshatra shqiptarë në Maqedoni ende thonë: “Mer jam un”, që në gjuhës e njësuar është “Mirë jam unë”.
  4. Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjeguam më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.
  5. Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Shenjë që e kishte mbajtur Pirrua, mbreti i Epirit dhe pas tij Aleksandri dhe më vonë Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.
  6. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.
  7. Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin “Lek” për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare Lek pasqyroheshin figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros e të tjerëve. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhduan deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë (FYROM) nuk kishin monedhë me këto figura të njohura të historisë së lashtë.

[1] Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir…, Tiranë, 2007, fq.63

[2] ALBANIA, Tiranë, 24 Janar, 2007

[3] Edëin Jacques, SHQIPTARËT, Tiranë, 1996, fq.105

[4] Robert d’Angely, ENIGMA, Tiranë, 1998, fq.244

[5] Elena Kocaqi, Albanët me famë në mijëvjeçarë, Tiranë, 2006, fq.93

[6] Τιτοσ Π. Γιοχαλας, ΑΝΔΡΟΣ, ΑΘΗΝΑ, 2000

Etiketa: Aleksandri i Madharben llallaDemosdeniFilipi IIilirJa përse Aleksandri i Madh ishte ilirMirtaliOlimbia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tragjedia e Lezhës, ekspertët: Gurë të tjerë rrezikojnë të bien

Tragjedia e Lezhës, ekspertët: Gurë të tjerë rrezikojnë të bien

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com