Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që kanë hequr flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës, raporton gazeta KOHA.
Dy të rinjtë tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa po hetohen shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës. Shokët e Luanit dhe Llokmanit thonë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale.