Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kanë monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat e PM 10 (materie grimcore) zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram.
“Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90 mikogram, ndërsa në ditët e pushimit, në fundjavë, ditën e Krishtlindjeve, Vitin e Ri ku edhe ngricat, kur u bë thirrje mos përdorimi dhe njerëzit nuk përdorën shumë transportin individual, këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, thotë Mile.
Niveli i ndotjes në Tiranë pati një rënie me 15 % gjatë vitit 2016 krahasuar me vitin 2015. Por, ai është ende shumë larg normës mesatare të Bashkimit Europian për PM10, e cila është 60 mikrogram për metër kub. Bashkia thotë se janë edhe elementë të tjerë të cilat shkaktohen vetëm nga automjetet.
Një metropoli që përveç autobusëve të linjave dhe mjeteve private, nuk ka akoma një rrjet modern dhe ekologjik transporti publik elektrik.