Ja ku bashkohen interesat e Ramës e Bashës, Dumanin e blenë me thasë… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja ku bashkohen interesat e Ramës e Bashës, Dumanin e blenë me thasë… –

19:52 | 02/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Kreu demokrat Sali Berisha tha pasditen e sotme se Ekoparku bashkon në një Edi Ramën, thjeshtrën e tij dhe Lulzim Bashën.

Duke reaguar pas deklaratave të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, Berisha tha se në Porto Romano shkrihen, bashkohen në një, Edi Rama si njerku i artë, thjeshtra e lumtur me projektin për Porto Romanon, Lul Brava me Viktoria Investin, Edi Rama me Dimajan.

“Arben Ahmetaj nuk bëri gjë tjetër veç se konfirmoi atë që unë paraqita para jush, një nga aktet më të shëmtuara të vjedhjes së paskrupullt në të cilën një tenderim me 19 milionë i anuluar një herë dhe i përsëritur me 19 milionë për ti marrë kompania Viktoria Invest dhe Dimaja, kompania Rama-Brava.

Do ta blinte këtë për 6 milionë, Klodian Zoto për ti dhënë Ramës dhe mundet dhe Bashës me Viktorian, për ti ndarë 13 mln euro.

Çfarë doni të flitet më shumë, çfarë faktesh doni më shumë se kaq.

Ahmetaj rrëfeu se me porosi të Edi Ramës, së pari Altin Dumani shkartisi dosjen, përjashtoi procedurën nga hetimi, e cila nga alfa te omega ishte krim dhe vetëm krim ekonomik.

Me porosi të Ramës për të penalizuar Ahmetaj jo se ai si ministër Financash, ka firmosur trupëzimin në buxhetin afat mesëm të djegësave, të fondeve që nuk ishin.

Jo se ai me kryeministrin ka firmosur përdorimin e fondeve të emergjëncës që nuk mund të përdoreshin kurrë për djegësat.

Jo se ai nuk ngriti zërin, siç e quajti zërin siç e quajti vetë për solidariet, po çfarë solidariteti me mafian, nuk ngriti zërin për mungesën e kompanisë që në këshillin e ministrave po merret 8 pikë, por me akuzën se nuk parandalove Erion Veliaj të bënte gabimet që bëri.

A ka akuzë më qesharake, tallje më të madhe me shqiptarët or miq!

Akuzon këtë dhe nuk akuzon Erion Veliajn se mashtroi me firmë e vulë, se do ti jepte 90 mln euro për djegësin në një kohë kur nuk mund të jepte as një euro pa vendimin e këshillit bashkiak.

Nuk akuzon Erion Veliajn se foli në emër të të gjithë bashkive të qarkut, pa pyetur asnjë bashki.

Nuk akuzon Erion Veliajn se ka firmosur që do të ndjekë punimet dhe do të raportojë çdo muaj për djegësat, asnjëri prej të cilëve nuk ekziston.

Nuk akuzon Erion Veliajn që u merr prej 6 viteve qytetarëve të Tiranës, 29 euro për ton për mbetjet sikur ato digjen dhe nuk digjet asnjë kilogram. Pra në vend të 11 eurove merr 29 euro, të denoncuara nga KLSH-ja.

Nuk e akuzon për asnjë nga këto dhe e akuzon Ahmetaj se pse nuk ndalio Erion Veliaj të bënte gabimet që bëri.

A ka krim më të madh se ky.

Ju lutem, a nuk dalin Altin Dumani, Arben Kraja dhe llumi rreth tyre, në nivelin e Ramës, Agaçit, Veliajt, Lefter Kokës, Allqi Bllakos dhe hajdutëve të tjerë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se kreut të SPAK ia kanë mbyllur gojën me thasë me euro.

“Dumani, të cilit i kanë mbyllur gojën me thasë me euro, me valixhe me euro, çfarë u tha? Kur u detyrua të lëshonte urdhër-arrestet për pseudopronarët, Zoto dhe Mërtiri, jo tha, nuk e sekuestrojmë djegësin e Tiranës, aty nuk kishte asgjë për të sekuestruar.

Vartës i Edi Ramës je ti apo njeri i ligjit? Një ditë këtu para jush kam deklaruar se pas Edi Ramës, ai është njeriu më i korruptuar në Shqipëri.
Shumë njerëz u habitën, por kurrë një akuzë të tillë nuk mund ta lëshoja ndaj një njeriu pa fakte.

Po si të mos e akuzoj unë atë, kur pyetet për 120 milionë euro të Beketit, pse nuk nis hetimet, jo, jo thotë, nuk bëj hetim unë për atë.

Po çfarë je ti mo? Skllav i krimit. Si nuk nis hetimin ti për 120 milionë euro? A e di sa janë 120 milionë euro për shqiptarët?

Edhe këtu, hapni sytë, në katër anët janë paratë e djegësave, janë në Dubai, janë offshore, janë në media, janë në prokurori, janë kudo.
Por nuk lëviz dot Dumani, se pas Edi Ramës është njeriu më i korruptuar.

Si mund të thotë ai që nuk hetoj dot Beketin? Si mund të justifikohet ai para shqiptarëve se kanë lëshuar kaq e aq urdhër arresti dhe nuk ka rikthyer një qindarkë në arkën e shtetit?

Çfarë u thotë ai shqiptarëve për Blerim Hoxhën, që e ka denoncuar Belind Këlliçi në mënyrë të përsëritur nga selia e PD, dhe që mbrëmë Arben Ahmetaj tha se Blerim Hoxha ka transferuar në Dubai 60 milionë euro.

Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

A nuk kryen ky një krim të barabartë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?”, tha Berisha

Read more

Rama emëron zv/ministren e re të Bujqësisë, ikën zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit –

Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –

Pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, shkarkohet drejtor i Policisë së Durrësit, transferohet në Interpol –

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

Të Lidhura

nga 27
20:52 | 06/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Sipas vendimeve të fundit të KM, mësohet se zv/ministrja...

Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –

Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –

nga 27
20:30 | 06/05/2026
0

Tiranë, 6 maj 2026 – Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së...

Pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, shkarkohet drejtor i Policisë së Durrësit, transferohet në Interpol –

Pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, shkarkohet drejtor i Policisë së Durrësit, transferohet në Interpol –

nga 27
19:58 | 06/05/2026
0

Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpolit,...

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

nga 27
19:02 | 06/05/2026
0

Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbisë kundër...

Para
Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij –

A ka aplikuar për azil? Ja çfarë shkruan -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama emëron zv/ministren e re të Bujqësisë, ikën zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit –

Rama emëron zv/ministren e re të Bujqësisë, ikën zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit –

20:52 | 06/05/2026
Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –

Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –

20:30 | 06/05/2026
Pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, shkarkohet drejtor i Policisë së Durrësit, transferohet në Interpol –

Pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, shkarkohet drejtor i Policisë së Durrësit, transferohet në Interpol –

19:58 | 06/05/2026
‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –

19:02 | 06/05/2026
Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’

18:12 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama emëron zv/ministren e re të Bujqësisë, ikën zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit –
  • Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –
  • Pas aksidentit tragjik te ish-Këneta, shkarkohet drejtor i Policisë së Durrësit, transferohet në Interpol –
  • ‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë –
  • Banorët akuzojnë të riun për shpejtësi të lartë: ‘Policia nuk vepron, e ka në Akademinë e Rendit’
  • Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama emëron zv/ministren e re të Bujqësisë, ikën zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit –
  • Presion i paprecedentë ndaj gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com