Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael.
Ministrja do të marrë pjesë sot në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Tel Aviv i cili nis në orën 10:00.
Në panair, më të madhin të këtij lloji në Mesdheun Lindor, Shqipëria përfaqësohet nga AKT dhe Operatorë Turistikë, përmes të cilave do të shpalosë potencialet e saj turistike.