Ivanov përsërit komentet për ndërhyrje të Tiranës në punët e Maqedonisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ivanov përsërit komentet për ndërhyrje të Tiranës në punët e Maqedonisë

09:50 | 10/03/2017
në Shqiperi
0

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier vizitoi dje Shkupin për t’u njohur nga afër me krizën politike të thelluar kohët e fundit, pasi presidenti Gjorgje Ivanov po refuzon t’ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re.
Zanier ka takuar presidentin maqedonas dhe drejtuesit e partive të përfshira në parlamentin e vendit.

Zyrtari evropian është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, ndërkohë që u ka bërë thirrje drejtuesve politikë që t’i japin fund krizës politike në interes të qytetarëve.

Sipas një njoftimi nga zyra e OSBE-së, zoti Zanier ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit sigurojnë një bazë të fortë për formimin e qeverisë dhe bëri thirrje për fillimin e punës së parlamentit në kornizat e parimeve demokratike dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndërkaq, nga kabineti i presidentit Ivanov kanë njoftuar se ky i fundit ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se “platforma e Tiranës” duhet të dënohet dhe të hidhet poshtë, si dhe përzierja, sipas tij, në punët e brendshme të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, i dërguari i posaçëm gjerman për Evropën juglindore Kristian Helbah, i cili gjithashtu ishte në Shkup, tha se nuk mendon që platforma e partive shqiptare rrezikon sovranitetin e Maqedonisë.

Ambasadori Helbah tha se duhet të formohet sa më shpejt qeveria, për t’iu përkushtuar reformave, me qëllim që Maqedonia të kapërcejë krizën politike dhe të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Zyrtari i lartë gjerman theksoi se shpreson që presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov do t’i respektojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe do t’i mundësojë shumicës parlamentare ta formojë qeverinë.

/voa/

Etiketa: Gjorgje IvanovLamberto ZanierMaqedoniOSBE

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shtyhet pretenca për Mark Frrokun për në 16 mars, shkak mungesa e prokurores

Shtyhet pretenca për Mark Frrokun për në 16 mars, shkak mungesa e prokurores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com