Iu gjetën armë, municione luftarake dhe drogë, gjykata jep masën për infermierin nga Gjirokastra

Duhet të lëçisni

Libani nuk gjen qetësi, shpërthen depo e armëve, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëm e sotme në Liban, ku ka shpërthyer një depo armësh. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga...

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Nga Klodian Tomorri  Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në...

Shtyhet takimi i Këshillit Europian, karantinohet presidenti Charles Michel

Është shtyrë takimi i Këshillit Europian pasi presidenti i Këshillit Europian, Charls Michel është karantinuar. Michel është karantinuar pasi roja e tij e sigurisë ka...

3 viktima nga Covid-19 në vend, numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend, si dhe janë regjistruar 131 raste...

Zbulohen fakte të reja nga operacion “Vjosa” të ndërmarrë nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më parë në fshatin Buz të Tepelenës ku u arrestua një person pasi në banesë iu gjetën armë dhe lëndë narkotike.

Faxweb.al mëson se i arrestuari është Dine Kika 40 vjeç, infermieri i fshatit ndërsa ditën e sotme ia ka dalë para togacve të zeza të kryesuar nga Blerta Cibuku, e cila ka dhënë masën e arrestit “Burg pa afat” për infermierin e fshatit.

Sipas Policisë, tre ditë më parë Kikas i’u gjetën në banesë armë dhe municione pa leje si dhe një sasi kanabisi në automjet. Mirëpo nën dritën e fakteve të reja të percjella sot në seancën gjyqësore të mbajtur në Shkallën e Parë të gjyqësorit, bëhet e ditur se Dine Kika ka qenë tërësisht i painformuar për armët që i jane gjetur, si dhe për kanabisin.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehu raporton se avokati mbrojtës i infermierit të Buzit, ka pohuar sot në seancën gjyqësore se armët e gjetura, kanë qenë të aty pa u ngacmuar që prej 1997 dhe ndërkohë që një armë gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më.

Kika u akuzua edhe për kanabisin, rreth 1.5 kg që u gjet në një automjet të parkuar para banesës së tij, ndërsa në sallën e gjyqit ai tha se nuk është makina e tij duke pretenduar se nuk ka prova që vërtetojnë pronësinë e saj nga ana e tij. Ai tha se makina ka qenë e parkuar në rrugën para shtëpisë dhe që nuk ka asnjë lidhje apo dijëni për sasinë e kanabizit që është gjetur brenda saj.

Këto argumenta të servirura nga avokati i 40-vjeçarit Kika, Agron Ilijazi, nuk kanë mjaftuar për të dhënë një masë më të lehtë, por gjykatesja Cibuku bazuar mbi argumentat e prokurorit Julijan Cafka, ka dhënë masën “burg pa afat” ndaj infermierit të fshatit.

/Faxnews

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Libani nuk gjen qetësi, shpërthen depo e armëve, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëm e sotme në Liban, ku ka shpërthyer një depo armësh. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga...

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Nga Klodian Tomorri  Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në...

Shtyhet takimi i Këshillit Europian, karantinohet presidenti Charles Michel

Është shtyrë takimi i Këshillit Europian pasi presidenti i Këshillit Europian, Charls Michel është karantinuar. Michel është karantinuar pasi roja e tij e sigurisë ka...

3 viktima nga Covid-19 në vend, numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend, si dhe janë regjistruar 131 raste...

Shpëtim Idrizi komenton vizitën e Ramës në Athinë: Kryeministri bëri deklarata jokoherente për të mbajtur pushtetin (film)

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes...