Italia ka regjistruar një tjetër bilanc të zi nga COVID-19 duke shënuar 692 viktima në 24 orët e fundit.
Sa i përket të infektuarve, sot Italia ka shënuar një ulje të lehtë me 2 mijë e 500 raste të reja nga COVID-19 më pak se një ditë më parë.
Nga testimet rezultuan se në 24 orët e fundit ishin 34 mijë e 767 raste me virus duke e çuar totalin në 1 milion e 380 mijë e 531 vetëm në Itali.