• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italia, me mision humanitar në Libi. 100 mjekë e infermierë, si dhe 200 ushtarë

14:25 | 12/09/2016
në Bota
0

Italia pritet të ngrejë një spital dhe të dërgojë 300 mjekë, infermierë dhe ushtarë në Libi, me kërkesë të qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara të Tripolit.

Lajmi është bërë i ditur këtë të hënë nga burime qeveritare italiane. Spitali do të ngrihet pranë Aeroportit “Misrata” dhe do të ketë një staf prej 100 mjekësh e infermierësh, ndërsa do të ruhet nga 200 ushtarë.

“Ai do të jetë vendi më i sigurtë, edhe pse jo shumë larg zonës së luftës”, tha burimi qeveritar.

Forcat libiane besnike të qeverisë së mbështetur nga OKB-ja janë duke luftuar prej muajsh militantët e Shtetit Islamik për t’i zmbrapsur ata nga ish-bastioni i tyre i Sirtës, por tashmë janë përballur me një rezistencë edhe më të ashpër, ndërkohë që kanë pësuar edhe viktima në radhët e tyre.

Italia deri më tani ka ndihmuar dhjetëra luftëtarë libianë, duke i transportuar ata drejt Romës për trajtim mjekësor, por spitali që pritet të ngrihet në Libi pritet të jetë një kanal ndihme më i shpejtë dhe më efiçent, deklaroi zyrtari që preferoi të mbetej anonim.

Mbi këtë zhvillim nuk jepen detaje të mëtejshme, si për shembull periudha e saktë se kur do të dislokohen ushtarët dhe mjekët.

Edhe pse Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Italia dihet se kanë njësi speciale ushtarake në Libi, kjo do të shënojë të parën vendosje të hapur të trupave ushtarakë nga një vend perëndimor, këtë herë me mision humanitar.

Ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti, si dhe ministri i Jashtëm, Paolo Gentiloni, mund të japin të tjera detaje kur të flasin përpara Parlamentit ditën e martë në lidhje me “situatën në Libi”. Italia ka lidhje historike me Libinë, vend të cilin e ka pasur koloni gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX. Libia shtrihet në pjesën veriore të kontinentit të Afrikës, drejtpërdrejt nën Itali, e largësia mes dy vendeve është jo më shumë se 310 milje (500 km) nga brigjet siçiliane.

Në ditët e sotme, për shkak të kaosit të luftës civile, trafikantët e qenieve njerëzore operojnë në Libi thuajse në pandëshkueshmëri të plotë. Ata kanë ndihmuar në dërgimin e mbi 400 mijë emigrantëve përmes varkave të papërshtatshme për lundrim drejt Italisë, që prej fillimit të vitit 2014.

/ Top Channel

Lexo edhe

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

Stoltenberg paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas: Nesër radha e…

Etiketa: Italiame mision humanitar në Libi. 100 mjekë e infermierësi dhe 200 ushtarë

Të Lidhura

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

nga 27
17:32 | 31/01/2023
0

Ajo hynte fshehurazi në shtëpinë e familjes natën për të bërë seks me një nga nxënësit e saj. Por a...

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

nga 27
17:26 | 31/01/2023
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani. Babë e bir, Wayne Peckham 49 vjeç dhe Riley Peckahm 23 vjeç...

Stoltenberg thirrje NATO-s: Rrisni prodhimin e armëve

Stoltenberg paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas: Nesër radha e…

nga 27
16:50 | 31/01/2023
0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se skenari ukrainas mund të verifikohet edhe në vende të tjera...

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit

nga 27
15:26 | 31/01/2023
0

Qielli në 2023-shin do të ofrojnë spektakël nga shiu i meteorëve, tek ajo që quhet kometë e Neandertalëve, që në...

Para
Sidrit Bejleri nga Meka: Gëzuar Kurban Bajramin!

Sidrit Bejleri nga Meka: Gëzuar Kurban Bajramin!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

23:26 | 31/01/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

23:20 | 31/01/2023
VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

23:06 | 31/01/2023
“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

23:00 | 31/01/2023
“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

22:58 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –
  • VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”
  • “Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit
  • A u shantazhua Meta nga McGonigal?
  • E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com