Italia e Mancini-t perfekte, likuidon Turqinë në duelin hapës të EURO 2020 (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italia e Mancini-t perfekte, likuidon Turqinë në duelin hapës të EURO 2020 (film)

07:53 | 12/06/2021
në Kryesore, Sport
0

Read more

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italia e Roberto Mancini-t është ndryshe, fiton me lojë dhe me gola. “Axurrët” e nisën me një triumf 3-0 ndaj Turqisë në “Olimpico” të Romës, duke marrë tre pikët e para në grupin A, ku janë favoritët absolutë për të kaluar në raundin tjetër.

Një duel i dominuar prej Italisë, që mund të kishte shënuar në pjesën e parë me Insigne dhe Chiellini, por Çakir i Turqisë nuk e lejoi diçka të tillë. Në fund protagonist ishte edhe arbitri Danny Makkelie, i cili nuk akordoi një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë.

Polemikat për atë episod do të jenë të mëdha, por fatmirësisht nuk kishin ndikim në fatet e ndeshjes. Pjesa e dytë nisi me të njëjtën tablo, me Italinë që kërkonte me ngulm golin e epërsisë dhe e gjeti me një ndihmë të vogël.

Demiral devijoi një top në zonë dhe e çoi në portën e mbrojtur nga Çakir. Festë e madhe në stadium, Italia në epërsi dhe duhej edhe goli i dytë. Protagonistë Spinazzola dhe Immobile, me këtë të fundit që nuk fali brenda zonës dhe shënoi.

E gjithë mbrëmja ishte e Italisë. Pas një gabimi në pasim të portierit Çakir, “Axurrët” shënuan edhe golin e tretë. Sërish një sulmues, Insigne, i cili nuk fali. 3-0 dhe praktikisht gjithçka ishte e mbyllur dhe ashtu rezultoi, pasi deri në fund nuk pati gol tjetër.

Italia vijon të thellojë rekordin, me 28 ndeshje pa humbje në arenën ndërkombëtare. Humbjen e fundit ua ka shkaktuar Portugalia në shtator të vitit 2018.

TURQI-ITALI 0-3
Shënues: 
Demiral (aut.) 53′, Immobile 66′, Insigne 79′
TURQIA:
 Çakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu (Kahveci 65′); Calhanoglu, Tufan (Ayhan 64′), Karaman; Yazici (Under 46′); Yilmaz. Trajner: Senol Gunes
ITALIA: Donnarumma; Florenzi (Di Lorenzo 46′), Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli (Cristante 74′); Berardi, Immobile (Belotti 81′), Insigne (Chiesa 81′). Trajner: Roberto Mancini

GJYQTARË:Danny Makkelie, Hessel Steegstra, Jan de Vries (Holandë), Stephanie Frappart (Francë)

79′ Roberto Insigne ka realizuar edhe golin e tretë, me një diagonale të bukur.

75′ Karaman vë në prove portierin Donnarumma, por devijimi i topit me kokë prej tij ishte i lehtë dhe italiani e ndali.

66′ Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Çakir ndali mbrojtësin Spinazzola në goditjen e parë, më pas sulmuesi nuk fali

53′ Demiral realizon autogol, pas një krosi të Berardi.

Statistikat e pjesë së parë tregojnë dominimin total të Italisë së drejtuar nga Roberto Mancini.

45′ Italia pretentoi për penallti, pas një prekjeje të topit me dorë. Arbitri nuk mendoi ashtu

44′ Burak Yilmaz pretendoi për penallti në minutën e 44-t të ndeshjes, pasi përfundoi i shtrirë në zonë.

37′ Insigne godet nga jashtë zone, ballore dhe portieri Cakir e kontrollon topin pa asnjë problem

33′ Immobile provon me kokë pas një krosimi, topi përfundon jashtë kuadratit

22′ Çakir bën mrekullinë, pas një goditjeje këndi. Chiellini, me kokë tentoi ta çonte topin në rrjetë, por portieri turk e ndali.

18′ Insigne, brenda zonës, tentoi me një goditje të kalibruar ta çonte topin në kënd, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë

10 minutat e para Italia është kërkuese, kurse Turqia nga ana tjetër përpiqet të mbyllë hapësirat dhe të niset përmes kundërsulmeve. Ende asnjë rast shënimi.

Etiketa: Danny MakkelieDemiralItaliaOlimpicoRoberto MançiniromeTurqia

Të Lidhura

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

Para
Liderët e G7 prezantojnë sot planin global për rimëkëmbjen nga pandemia

Liderët e G7 prezantojnë sot planin global për rimëkëmbjen nga pandemia

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com