Policia italiane ka sekestruar dhjetë kilogramë drogë ndërsa tre shqiptarë kanë përfunduar në pranga.
Lënda narkotike u gjet në brendësi e një makine “Smart”, ku rreth 9 kg heroinë ishte e ndarë në 18 pako, ndërsa pjesa tjetër, 900 gram kokainë ishte e ndarë në dy pako.
Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Armando Greca, 25-vjeç, Moris Greca, 21 vjeç dhe Amendea Jaupaj, 23 vjeç.
Droga ishte e destinuar për në tregun e Chieti dhe Pescaras, ndërsa do të fitonin rreth një milionë euro. Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur origjinën e lëndës narkotike.