Një shqiptar ka gjetur vdekjen pas një grabitje në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje gjatë natës në Ponte Felcino. Siç raportojnë mediat italiane, viktima është gjetur në sediljet e pasme të një automjeti tip “Audi”, ndërsa në kokë mbante një kapuç dhe në duar dorashka.
Po ashtu mësohet se ai është gjetur i braktisur në këtë makinë, ndërsa thuhet se dje bashkë me dy persona të tjerë kishte grabitur një dyqan cigaresh, pak metra nga vendi ku i gjet i vrarë.
Në makinën ku u gjet viktima ishin edhe disa sende të vjedhura nga dyqani, kuti me cigare, letra dhe para. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në grabitje.