Një 32 vjeçar shqiptar me banim në Romano di Lombardia është arrestuar mbrëmjen e së enjtes me 3.5 kg drogë e llojit kokainë.
Policia italiane në Lombardia ka kryer një kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku përveç sasisë së kokainës, janë gjetur edhe doza heroine dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe mbi 1100 euro.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në burgun e Bergamos, ku edhe do të merret në pyetje nga hetuesit.