Policia italiane ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të drogës e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion Italinë.
Në operacionin “Balkan” të organizuar nga policia e Raguzas dhe Guardia di Finanzia e Como-s nën hetim janë 61 persona, mes të cilëve 37 shqiptarë dhe 24 italianë.
Hetimi ka nisur në vitin 2012 dhe ka përfshirë disa qytete kyresore në Itali. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 mijë kg marjaunë dhe armë të përdorura nga rojet për mbrojtjen e drogës. Hetimet e policisë italiane janë bashkuar në një dosje të vetme që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë.