Karabinierët italianë kanë shkatërruar një bandë kriminale të rinjsh shqiptarë e cila merrej me vjedhje.
Në pranga kanë përfunduar 10 shtetas shqiptarë ndërsa dy janë në arrest shtëpie. Mësohet se pjesa më e madhe e të rinjve të moshës 18-22 vjeç kishin ardhur nga Laçi dhe kanë mbërritur në Padova rreth 5 vjet më parë pa familjet e tyre.
Zona ku banda kryente zakonisht vjedhje ishte Bassanello. Ata ndaheshin në grupe në 3-4 persona dhe arrinin të kryenin brenda një nate 3-4 grabitje banesash, gjithsej 40 vjedhje.
Banda drejtohej nga Mateus Delilaj, 21 vjec i thirrur Tuci dhe nga Ibrahim Sokoli i thirrur Ibo.