Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Itali, sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë, arrestohet shqiptari

Nga Klodiana 0

Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një gomone me 334 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar. Guardia di Finanza ndaloi mjetin lundrues, brenda të cilit u gjetën 186 pako me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, policia bëri një kontroll të detajuar të mjetit, pas deklaratave kontrakditore të shtetasit shqiptar. Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako, brenda të cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Gomonia 5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu shtetasi shqiptar, i cili do të perballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej