Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një vajzë 1 vjeç e gjysmë ka vdekur për shkak të një arresti kardiak pasi ishte harruar për disa orë e mbyllur në makinë nga nëna e saj, një punonjës e komunës.
Ngjarja ka ndodhur në Castelfranco di Sopra (Arezzo), Toskanë paraditen e sotme. Mësohet se vogëlushes i kishte pushuar zemra kur është gjetur në makinë.