Ministria e Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 35.139 të tjerë që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 379 raste të reja pozitiv, dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në 247,537 pacientë.
Kujtojmë se disa ditë më para kryeministri i vendit Conte shtyu gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 tetor në mënyrë që situata e pandemisë të jetë në kontroll.