Italia është tronditur sërish nga një krim i rëndë në familje, ku burri ka vrarë më thikë gruan e tij shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në Seregno, ku i pranishëm ka qënë edhe djali i tyre 5 vjeçar. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Romagnosi” në makinë tyre.
Mediat italianë shkruajnë se atutori i krimit është bashkëshorti 35 vjeçar me origjinë nga Maroku, dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëdorëzuar në polici. Sapo ishte futur në ambientet e policisë, ai ka rrëfyer krimin makabër. Ndonëse gruaja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra gjatë sulmit nga i shoqi.
Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit
Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...