Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili akuzohet se i vodhi telefonin një turisteje.
“Ansa” shkruan se turistja kishte tentuar ta ndiqte shqiptarin, por ky i fundit e kishte shtyrë përtokë, ndërsa kishte nxjerrë edhe një thikë për ta kërcënuar. Tashmë adoleshenti do të qëndrojë në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.