Policia italiane ka zbuluar një sasi të madhe droge prej 1250 kg, e cila ishte e fshehur në dy kamionë të ngarkuar me qepë dhe portokalle në qytetin e Napolit.
Për këtë u arrestuan edhe tre persona, mes tyre një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini. Dy të tjerët ishin shoferët e autobusit, ndërsa shqiptari ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e drogës.
Të arrestuarit pritet të dalin para togave të zeza në Itali pasi ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.