Policia italiane ka sekuestruar 400 kg kanabis në një gomone që po u drejtohej brigjeve të Salentos, ndërsa ka arrestuar dy trafikantët shqiptarë.
Operacioni zgjati për disa orë në det, pasi gomonia u pikas nga forcat e Guardia di Finanza dhe u vunë në ndjekje të saj.
Që nga fillimi i vitit, nga Guardia di Finanza në Puglia, janë sekuestruar rreth 3 ton drogë, 9 gomone, ndërsa janë arrestuar 70 persona.
Nëse do të hidhej në treg, lënda narkotike që ishte ndarë në 14 pako të mëdha, llogaritej që të kapte vlerën e 4 mln eurove.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...










