Një gomone me 1.5 ton kanabis është kapur gjatë natës në detin Adriatik.
Për akuzën trafik ndërkombëtar droge kanë rënë në pranga dy skafistët e gomones, të cilët ishin shtetas shqiptar.
Mësohet se droga ishte nisur drejt Italisë ku do të kapte vlerën e 15 milionë eurove.
Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në brigjet Santa Maria di Leuca.