Policia Italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh pasi u kapën me 174 kg marijuanë.
Droga ishte fshehur në një furgon pasagjerësh, ndërsa vlera e saj kapte shifrën e 1 milion e 700 mijë eurove nëse hidhej në treg.
31-vjeçari shqiptar, u ndalua nga policia në dalje të rrugës për në Pescara. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e çiftit, u gjetën dhe 4 kg marijuanë, ndërsa pas hekurave përfundoi dhe gruaja e shqiptarit.