Policia italiane ka vënë në pranga 22 vjeçarin shqiptar pasi u kap me 6 kg drogë, kokainë dhe marijuanë. Vlera e mallit të sekuestruar në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove.
Mediat italianë shkruajnë se Klodjan Zotaj është shqiptari, të cilit në momentin e arrestimit iu gjetën disa qese me kokainë në xhep.
22-vjeçari shqiptar ishte në monitorim nga policia e Torinos. Gjatë kontrollit në apartamentin e tij, policia i sekuestroi disa çanta me kokainë dhe marijuanë dhe materiale të tjera për ndarjen e drogës.
Po ashtu policia sekuestroi edhe 1.900 euro si dhe një kartë identiteti rumune, e falsifikuar.