Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 38 vjeçar ndërsa ka nisur procedim penal për një shtetas italian me akuzën e trafikantit ndërkombëtar të drogës.
Gjatë operacionit antidrogë dy shtetasve u janë sekuestruar një sasi prej mbi një kg heroinë e pastër në makinën me të cilën po udhëtonin.
Agjencia e lajmeve ANSA informon se të dy kanë deklaruar se kishin ardhur nga Shqipëria përmes portit të Barit. Droga ishte paketuar në 4 pako me heroinë që kishte destinacion tregun kazertan.