Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në stacionin e trenave në Montegrotto dhe Monselice në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se një grua 58-vjeçare ka dalë përpara trenit në mënyrë të vullnetshme dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.
Duke qenë se treni frenoi, u shkaktuan edhe probleme në linjën hekurudhore e për rrjedhojë , hekurudha nuk funksionoi për 2 orë.