Drejtësia italiane ka dënuar me 3 vite, 8 muaj dhe 3 ditë 28 vjeçarin shqiptar Xhani Gjonaj, pas 4 vitesh hetime ndaj tij për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shqiptari do të kryej dënimin në një burg në Sanremo.
Ai u arrestua pasi u kap me më shumë se 1 kg heroinë, gjysmë kile kokainë, si dhe rreth gjysmë kg marijuanë. Të arrestuarit ju kapën edhe një sasi të konsiderueshme parash të përfituara nga shpërndarja e lëndëve narkotike.
Gjonaj u arrestua në vitin 2012 së bashku me babain e tij, Frani, nënën Rita Prelaj, bashkëpunëtorin Artan Pjetri, si dhe dy gra të tjera, Flore dhe Eva Mirashi, nënë e bijë. Ata akuzoheshin se kishin transportuar drogë nga Milanoja në Sanremo.