Një shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë në Asti pasi akuzohet për vjedhjen e rreth 1 ton lajthive, në një fermë në Refrancore, Astigiano.
Në automjetin tip Audi A4, policia ka gjetur 15 çanta me lajthi të vjedhura.
Pas arrestimit të shqiptarit, lënda i është kthyer pronarit të ligjshëm.
Policia po heton nëse shqiptari është pjesë e ndonjë bande të specializuar.