Policia italiane ka sekuestruar një pako me kanabis sativa në banesën e një shqiptari. Lënda narkotike u gjet rastësisht nga policia, ndërsa i kishte ardhur në ndihmë zjarrfikësve për shuarjen e një zjarri.
Për të fikur zjarrin, ishte e nevojshme hapja e një apartamenti në katin e parë. Qiramarrësi nuk po gjendej, ndërsa u kontaktua administratori i pallatit.
Në një nga dhomat, policia gjeti 1 kg e 600 gram kanabis. Qiramarrësi, një 31 vjeçar shqiptar u kontaktua për të parë pasojat e zjarrit, por policia e arrestoi për lëndën narkotike, ndërsa u bind se ishte në pronësi të tij.
.