Policia italiane ka arrestuar një 55 vjeçar shqiptar në Alba, për shpërndarje droge.
Bëhet me dije se 55 vjeçarit shqiptar i janë gjetur 4 kg drogë, 2.5 kg maihuanë dhe 1.5 kg lëndë prerëse për kokainë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur 4500 euro, të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal. Shqiptari pas arrestimit është dërguar në burgun e Cuenos.