Policia italiane ka arrestuar 19 vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuar se ka organizuar atentatin ndaj Florenc Çapjes më 6 qershor të 2016-ës.
Në këtë atentat u plagosën dy persona, ndërkohë 19 vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentate të tjera ndaj kësaj familje, më i rëndi ai i shkurtit të 2016-ës ku u vranë katër persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.
Hasanpapaj është arrestuar në Itali për shkak se ka kryer atje një krim, ndërsa policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pritet që i riu të ekstradohet në Shqipëri dhe në rast se bashkëpunon me policinë, do hedhë më shumë dritë mbi konfliktet e familjes Çapja.