Policia italiane ka kryer një operacion antimafia në qytetin e Palermos ku arritën të arrestonin 11 persona me akuzën për zhvatje me metoda mafioze.
Hetimet e koordinuara nga strukturat e antimafias kanë zbuluar interesat e organizatës “Cosa Nostra” mbi kontrollin dhe menaxhimin e klubeve të natës në kryeqytet dhe në krahinat përreth.
Organizata kontrollonte shërbimet private të sigurisë në ambientet e jetës së natës duke u imponuar bizneseve punonjës dhe tarifa për secilin person të punësuar.