Ishulli i famshëm kërkon ndihmë: Na duhet një mjek, e paguajmë 90 mijë euro nëse vjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ishulli i famshëm kërkon ndihmë: Na duhet një mjek, e paguajmë 90 mijë euro nëse vjen

17:10 | 06/10/2017
në Bota
0

Një ishull italian, i cili më afër e ka Tunezinë se Sicilinë, kërkon një mjek. Rroga vjetore: 90 mijë euro. Afati i konkurrimit: deri më 10 tetor.

Keni dëgjuar ndonjëherë për Pantelleria? Ja një prezantim i shkurtër: ishull italian, diku thellë nën çizmen e Italisë, përtej Sicilisë, afër Tunezisë, një ishull që natën mund të shohë dritat e botës arabe.

Nje ishull i gjatë 13,7 kilometra, i gjerë 8,4 kilometra, kodra më e lartë Montagna Grande (836 metra lartësi mbidetare), rreth 8000 banorë, territori: 83 kilometra katrorë, 92 banorë për kilometër katrorë, pazhe gjithandej.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Toponimi Pantelleria rrjedh nga fjalët arabe Bint ar-riah dhe domethënë: «E bija e erërave». Në det të hapur fryn era në të gjitha drejtimet, këtë e kanë ditur edhe arabët e lashtë.

Pantelleria, shkruan sot gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung», ka një hall: doktoresha Mariella Guzzo sapo është pensionuar dhe ishulli tani po kërkon një mjek. Autoritetet e ishullit kanë kërkuar një doktor të fëmijëve, një pediatër, me shpallje në gazeta dhe media digjitale të Italisë, por askush nuk ka shprehur interesim.

Tani autoritetet e ishullit kanë publikuar një shpallje ndërkombëtare. Ishulli kërkon një mjek në tërë Europën. Rroga vjetore: 90 mijë euro.

Afati i konkurrimit: deri më 10 tetor. Vitin e kaluar në Pantelleria u lindën 80 fëmijë. Pra, mjekun e ardhshëm nuk e pret ndonjë punë e mundimshme.

Nëse Pantelleria nuk gjen mjek, atëherë ambulanca e lindjeve mund të mbyllet dhe nënat duhet të shkojnë në Sicili për të lindur – me helikopter. Udhëtimi me anije zgjat gati 6 orë.

Çka ofron Pantelleria? Një klimë të mirë, limonë dhe ullinj, portokaj, rrush, prej të cilit prodhohet vera «Zibibbo», një verë e bardhë dhe e embël, siç njofton gazeta gjermane.

Tradita e prodhimit të verës është mbi 1000 vjeçare. Dhe këtë traditë UNESCO e ka futur në listën e trashëgimisë botërore. Duke qenë larg diku në det, Pantelleria i ka shpëtuar hordhive të turistëve që pushtojnë Italinë çdo vit. Një ishull i ëndrrave kërkon një mjek.

/dp/

Etiketa: ishullItalimjek

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Stuhia “Xavier”/ Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Gjermani

Stuhia “Xavier”/ Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

21:00 | 13/03/2026
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

20:30 | 13/03/2026
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

20:02 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –
  • Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –
  • SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com