Policia e Beratit ka arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua nga banesa, edhe pse ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Pasi është larguar, ai është pikasur nga blutë e Beratit. Në momentin kur efektivët e kanë shoqëruar, i ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Ai ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak, vendim i caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik