Policia e Fierit ka arrestuar babë e bir pasi ishin shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Bëhet me dije se Ilir Tafa, 50 vjeç, banues në Bishanak, Fier, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, Gledis Tafa, 25 vjeç, banues në Bishanak, Fier, janë dënuar përkatësisht me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 6 muaj burgim.
Në vitin 2019, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë.