Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë një javë më parë është shpallur “Kryetar Nderi” i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjithashtu, në shenjë respekti për kontributin e ish-presidentit në Partinë Demokratike, Këshilli Kombëtar e ka nderuar me një minutë heshtje.
“Dje përcollëm me dhimbje bashkërisht dhe i dhamë lamtumiren e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë dhe kryetari i parë i Këshillit Kombëtar të PD, të mbajmë një minutë heshtje. Ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike” – tha Edi Paloka.