44-vjeçari që humbi jetën sot në aksident në autostradën Tiranë-Durrës është identifikuar si Hektor Psatha. Psatha, ish-portier i Teutës humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi automjeti i tij doli nga rruga. Ironia e fatit është se viktima do të festonte sot ditëlindjen.
44-vjeçari ishte portier tek ekipet e minifutbollit të “Teutës”, ish-lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar u arrestua ne 2017 për prostitucion dhe kokainë. I njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm” shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.