Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar ka shfuqizuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Pas dy orësh e gjysmë seancë, Saimir Tahiri është lënë i lirë.
“Përfundimisht Tahiri është pa masë sigurie. Gjykata shfuqizon masën ndaj ish-ministrit”, tha avokati i tij Maks Haxhia.
Seanca ndaj ish-ministrit Tahiri nisi rreth orës 13:10, ndërkohë kërkesë për rivlerësimin e masës ishte paraqitur një javë më parë nga avokati Haxhia.