Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat nga jashtë ambinteve të Kuvendit ka folur për një marrëveshje xhentëllmenësh mes negociatorit Oerd Bylykbashi dhe negociatorit të PS Ëngjëll Agaçi.
Berisha: Mendoj se kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh kush po e bllokon. Mendoj se është bërë në punë e jashtëzakonshme. Mendoj se nuk ka asnjë shkak për të mos e votuar. Nuk mund të paragjykoj se kush mund të jetë sepse ka negociata.
Janë 100% të zgjidhshëm, sepse në botën e qytetaruar marrëveshja xhentëllmen është respektuar pa shënime, prandaj quhet kështu. Çdo negociatë konfidenciale është jo në linjën e negociatave me proceverbal, por në linjën e negociatave me mirbesim.
Tani pala tjetër thotë jo. Pala tjetër mohon marrëveshjen xhentëlmen. Për fat të mirë Ministri i Drejtësisë pohon atë që ka pohuar përfaqësues i marrëveshjes konfidenciale të Edi Ramës. Dëshmitarë është Ylli Manjani i cili nuk do i lejonte vetes kurrë që të dilet në krah të Bylykbashit dhe të pohonte se përfaqëuesi i Ramës e pohoi faktin që do jetë e njëjta skemë.
Është një keqardhje që marrëveshja xhentëllment po shkelmohet. Tani po luftojnë për zgjidhje të tjera që do kenë vetëm një kusht, moskapjen.