Ish-kandidati i PS-së shpëton nga hetimet, si gënjeu në facebook për rrugët e shtruara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-kandidati i PS-së shpëton nga hetimet, si gënjeu në facebook për rrugët e shtruara

10:05 | 22/10/2022
në Uncategorized
0

Vaid Shaba, ish kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25-prillit u hetua për disa muaj nga Prokuroria e Kavajës me dyshimet e korrupsionit në zgjedhje. Ai u denoncua nga Dega e Partisë Demokratike të këtij qyteti, me arsyetimin se Shaba, gjatë fushatës kishte shtruar një rrugë në fshatin Rrakull të Kavajës për përfitime elektorale.

Si argument kryesor i PD-së u përdor  një postim në rrjetin social të Shabës. E gjitha kjo është rrëfyer nga vetë kandidati në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan Dega e Partisë Demokratike, në kallëzimin e saj që  e citon atë: “Pas këtij takimi në fshatin Rrakull, vura re që shqetësimi më i madh i banorëve të zonës ishte mungesa e infrastrukturës në disa lagje. Duke qenë se unë i premtova që do ja shtroja rrugën që të drejton në banesën e shtëpive të tyre, sot dërgova disa punëtorë të shtronin rrugën me çakull dhe u bë i mundur shtrimi i lagjeve etj.”.

Por hetimet e Prokurorisë treguan se postimi nuk ishte asgjë më shumë se përpjekje e kandidatit për deputet për të siguruar mbështetës, duke përvetësuar një punë që në fakt po e kryente Bashkia e Kavajës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjatë hetimeve, Prokuroria siguroi shkresa nga bashkia e Kavajës që ka informuar se punimet ishin pjesë e një projekti rehabilitimi dhe asesi nuk ishin investim i Shabës sic ai deklaroi në facebook.

Ndryshe nga postimi në rrjetin social, Vaid Shaba i tha Prokurorisë se:” këto janë foto të facebook-ut të tij dhe se foto të tilla me takime me njerëzit gjatë fushatës unë kam bërë shumë. Këto foto janë bërë atë ditë që unë kam qenë në fshatin Rrakull, ku ishte duke u shtruar një rrugicë e këtij fshati me çakull nga ana e Bashkisë. “

Në këto kushte, Prokuroria e Kavajës dërgoi për pushim çështjen, pasi  punimet nuk ishin investim personal i kandidatit, por i Bashkisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Qendra “Fol”, rezulton se Gjykata e Kavajës duke argumentuar se kjo prokurori nuk ishte kompetente pë çështje të korrupsionit zgjedhor ,  shpalli në janar të 2022 moskompetencën dhe e dërgoi kërkesën e pushimit në Gjykatën e Posaçme.

Por kjo e fundit nuk e pranoi dosjen, duke ngritur çështjen e konfliktit të kompetencës dhe i kërkoi Gjykatës së Lartë të vendoste se cila gjykatë duhet të pushonte hetimet.

Gjykata e Posaçme pretendoi se emri i shtetasit Vaid Shaba nuk u regjistrua asnjëhere si i hetuar dhe nuk u vërtetua korrupsioni në zgjedhje, e për këtë arsye çështja duhet të pushohej nga Gjykata e Kavajës.

Por Gjykata e Lartë e konsideroi këtë argument tërësisht të pabazuar në prova, pasi kompetenca lëndore përcaktohet nga vepra penale dhe argumenti i Gjykatës së Posaçme do vështirësonte “në mënyrë artificiale përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja lëndore”

Pasi përcaktimit të kompetencës, Gjykata e Posaçme pushoi hetimet për këtë dosje.

Etiketa: hetimVaid Shaba

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Maliq, 28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën

Dhunoi me grusht pasagjerin në një automjet, nisin hetimet për policin e Rrugores në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025
2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

09:54 | 25/12/2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –
  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com