Irritimi i Ylli Manjanit pasi e braktisi Meta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irritimi i Ylli Manjanit pasi e braktisi Meta

08:35 | 31/01/2017
në Uncategorized
0

Është shfaqur shumë i ashpër ministri i sapo shkarkuar Ylli Manjani, me akuza tejet të forta kundër Edi Ramës e ministrave të tij. Akuzat përqëndrohen në dy pika; droga dhe konçesionet. Manjani është përpjekur të na shpjegojë trafikun e drogës përmes lidhjeve që aludohet të ketë me politikën, i shumkërkuari për trafik droge Klement Balili.

Ndërkohë që Klement Balili, ishte një ndër drejtorët e rëndësishëm të kësaj mazhorance, i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sot, ish-ministri i kësaj partie i kërkon llogari kryeministrit dhe ministrave të tij, pse nuk e arrestojnë atë, pasi dyshohet që është trafikant droge. Manjani na thotë se ministrat e Ramës janë më afër me Balilin, sepse kanë shkuar tek hoteli i tij me dashnoret e tyrë… Kjo retorikë e dy partive kryesore që na qeverisin është krejt e rëndomtë në këtë fundmandati qeverisës, ku ka vetëm nje merak në preheërin e kujt duhet lënë Balili, në atë të PS-së apo LSI-së.

Duket po kaq banal irritimi i Manjanit për konçesionet, në qoftë se kujtojmë vetëm historinë e njërit prej tyre, atë të Rrugës së Kombit. Ka ndodhur që është anulluar konçesioni për Rrugën e Kombit, me qëllimin e vetëm që fituesi të shpallej i dyti dyti në radhë, i dëmshpërblyeri i LSI-së. Ndaj dhe droga e konçesionet janë dy halle, për të cilat LSI e as ministri i irrituar pas shkarkimit, nuk mund të tregojnë sot se sa të korruptuar na qenkan këta socialistët, me të cilët punuat jo pak, por tre vite e gjysëm në bashkëqevëerisje. Pavarësisht, se si do të dalin në zgjedhje, të bashkuara ose jo, PS dhe LSI janë të dënuara të paguajnë bashkë për keqqeverisjen, për akuzat për trafik droge, për koncesionet, për korrupsionin, madje dhe për kapjen e qeverisë që thotë Manjani. Paradoksi është se pavarësisht se çfarë tha ish-ministri, zyrtarja e LSI-së Erisa Xhixho deklaroi vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre. Duket se kamikazi në gjithë këtë histori është Manjani, shkarkimi i të cilit është pranuar nga Ilir Meta. Duket se kjo “tradhëti” e Ilir Metës ndaj tij, e shpjegon irritimin e Manjanit dhe “hapjen e letrave” në konferencën e fundit për shtyp në Ministrinë e Drejtësisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rama-Meta takim pas Amerikës….

Edi Rama, kryeministri pa qeveri dhe morali pa moral i LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com