Pas arrestimit të biznesmenit Orest Sota në Elbasan dhe gjetjes në makinën e tij të dy patentave të Saimir Tahirit ka komentuar Shkëlzen Berisha.
Djali i ish-kryeministrit ironizon duke u shprehur: “800 mijë euro + 2 patenta. Tahirit i duhet ndihma e Jolezës”.
Denoncimin për arrestimin e biznesmenit në makinën e të cilit u gjetën 800 mijë Euro, e publikoi Lulzim Basha sot
Kryedemokrati ka akuzuar policinë për fshehjen e ngjarjes dhe i kërkoi prokurorisë të hetojë rastin.